Ismaili: Shpejtësia dhe përdorimi i telefonit shkak i aksidenteve, grupe pune për rishikimin e sinjalistikës rrugore

February 13, 2022
min lexim

Shefi i sigurisë rrugore Skënder Ismaili, në një intervistë për Ora News, me gazetarin Edision Vatnikaj, ka folur në lidhje me situatën që paraqitet në rrugë, aksidentet, shkaqet e aksidenteve por edhe me masat administrative si dhe me gjobat për mjetet dhe këmbësorët.

Ai tha se shpejtësia dhe përdorimi i telefonit janë disa nga shkaqet e aksidenteve rrugore, ndërkohë shtoi se janë ngritur dhe grupe pune për rishikimin e sinjalistikës rrugore.

INTERVISTA E PLOTË:

Pyetje: Si është paraqitur ky fillim viti me aksidentet rrugore?

Skënder Ismaili: Aksidentet rrugore në veçanti dhe ngjarjet rrugore në tërësi paraqesin një problem mjaft të rëndësishëm të sigurisë rrugore që pot a shohësh në pamje të parë duket i cunguar si rezultat i ngjarjeve të ndodhura. Gjatë kësaj periudhe në shkallë vendi kanë ndodhur 182 ngjarje rrugore me 123 persona që kanë humbur jetën, 19 persona të plagosur rëndë, dhe172persona që kanë marrë dëmtime të lehta. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një tendencë ulje, por nisur nga rëndësia që kam mbrojtja e jetës së qytetarëve edhe një aksident pot ë ndodh dhe një aksident është I tepërt.

Pyetje: Cilët janë akset më problematike në vend?

Skënder Ismaili: Në bashkëpunim me Institutin e Shërbimeve të Transportit dhe ARRSH, janë përcaktuar rreth 203 vende që paraqesin rrezik për sigurinë rrugore, në të cilën organet përkatëse janë rekomanduar dhe kanë arritur në përfundimin e marrjes së një sërë masash.

Pyetje: Nga këto 182  aksidente, ka një % se sa kanë ndodhur nga lagështira, sjellja e gabuar, përdorimi I telefonit?

Skënder Ismaili: Aksidentet rrugore që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe, nga 1 janar deri më 7 shkurt, është bërë një analizë dhe faktorët kryesorë të aksidenteve kanë qenë shpejtësia, përdorimi I pijeve alkoolike, parakalimi I gabuar, shkelje të cilat vihen re vazhdimisht. Gjatë kësaj periudhe  janë konstatuar rreth 4100 raste të drejtimit të mjeteve me telefon.

Pyetje: A ka pasur kundërshtim nga ana e shoferëve për të mos vendosur zinxhirë  apo moszbatim të urdhrave për zbatimin e rregullave në kushtet atmosferike?

Skënder Ismaili: Kundërshtime nuk ka pasur, por janë treguar shumë të pakujdesshëm. Por ndëshkimi ka luajtur rolin e tij.

Pyetje: A mendoni se ndëshkimi me gjobë ndaj këtyre rasteve do të zgjidhë punë?

Skënder Ismaili: Natyrisht që masat administrative apo kontsatimi I shkeljeve dhe vendosja e sanksioneve  administrative ndaj përdoruesve të rrugës bëhet atëherë kur drejtuesit e mjeteve nuk u binden urdhrave.

Pyetje: Në kryeqytet vijon të jetë problem hapja e semaforit për makina por edhe hapja e semaforit për këmbësorë,mund të ketë ndoshta një rregullim?

Skënder Ismaili: Është një problem mjafti rëndësishme, harmonizimi i sistemit të sinjalizimit rrugor, jo vetëm këtu por në mbarë vendin ne kemi biseduar me pronarët e rrugës me ARRSH dhe kemi ngritur grupe të përbashkëta për të rishikuar sinjalistikën rrugore. Fakti që herë pas here ka ndonjë lapsus të ndezjes së sinjalit në dy drejtime vjen si rezultat i gabimeve teknike. Shpesh sistemi i sinjalizimit rrugor bëhet pengesë për rrjedhjen e trafikut rrugor dhe do të duhet përdorimi i punonjësve të policisë për rregullimin e tij.

Pyetje: Sa efikas janë kamerat e sigurisë në semaforë?

Skënder Ismaili: Monitorimi I trafikut  rrugor nëpërmjet kamerave ndikon jashtëzakonisht në sallën operative. Personat që kanë bërë shkelje në semafor janë ndëshkuar. Një rol tjetër të rëndësishëm kanë luajtur dhe radarët. Kemi arritur të identifikojmë një numër të madh shkelësish të qarkullimit rrugor. Ndaj shkelësve janë vendosur sanksione. Kamerat nuk shikojnë vetëm shpejtësinë por shikojnë  edhe përdorimin e telefonit, distancën e lëvizjes së mjeteve.

Pyetje: Cila është mosha që kryen më shumë shkelje në drejtimin e mjetit?

Skënder Ismaili: Mosha më pak e përfshirë në aksidente është mosha mbi 45-vjeç, më shumë të përfshirë është mosha 25-35 vjeç, kanë një besim të tepruar gjatë lëvizjes së mjeteve.

Pyetje: Në aksidentet rrugore shpesh herë fajtorë janë edhe këmbësorët, a ka filluar gjobitja e tyre?

Skënder Ismaili: Vitin e kaluar rreth 16% e ngjarjeve rrugore ka ardhur si rezultat I shkeljes së rregullave nga këmbësorët. Edhe këmbësorët duhet të respektojnë mjetet kur janë në rrugë aty kur duhet. Këtë vit kemi rreth 6 raste aksidente ku fajtor kanë qenë këmbësorët. Po aplikohen sankione ndaj këmbësorve të cilët shkelin rregullat.

Pyetje: Policia ka marrë një sërë masash shumë të vlefshme për çdo mjet që lëvizin me xhama të zinj, si vijon puna në lidhje me këto raste?

Skënder Ismaili: Bazuar në marrëveshjen ndërkombëtare errësimi I xhamavelejohet në masën 30%, dhe kjo bëhet nga servise që janë të liçensuara nga drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor. Kemi vënë re disa raste kur kjo normë është tejkaluar, pavarësisht se të gjitha mjetet që kanë një errësim të këtyre pajisen nga drejtoria e Shërbimit me një certefikatë të errësimit të xhamave. Është ndaluar kategorikisht errësimi i xhamave të parë.

Pyetje: Problem tjetër është edhe parkimi dysh, si po ecën puna në lidhje me kontrollet e shpeshta tek zonat më problematike?

Skënder Ismaili: Faktorët e bllokimit apo ngadalësimit të lëvizjes vijnë si rezultat i pozicionimit të gabuar të mjeteve në karragjatë, qoftë gjatë ecjes apo kur ndalojnë. Ky është një problem ndërgjegjësimi i qytetarëve. 22% e sanksioneve që vihen në qytet vijnë si rezultat i qëndrimeve të gabuara që bëjnë drejtuesit e mjeteve.

Pyetje: Në një aksident rrugor, ndodh që gjobitet dhe personi që është lënduar edhe personi që ka shkaktuar dëmin, pse duhet të funksionojë kështu?

Skënder Ismaili: Në ngjarjet rrugore në tërësi shihen një sërë faktorësh se si kanë ndikuar ato në aksident. Në këto raste është % e fajësisë që ka gjithsecili në ngjarje.

Pyetje: Tabelat që janë vendosur së fundmi në Tiranë, natën kanë një ndriçim shumë të lartë, mendon se është një burim aksidentesh?

Skënder Ismaili: Kjo është një problem I rëndësishëm që ndikon tek shoferët. Në disa akse është ndërhyrë për heqjen e tyre. Kemi një aksion që është marrë kohët e fundit për segmente rrugore,ku dhe po ndërpriten lidhjet e paligjshme dhe të gjithë ata që kryejnë aktivitete në zonën rrugore duhet të pajisen me leje nga ARRSH., ku përcaktohen dhe rregullat për një shërbim të caktuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Brdariç pas fitores: E dimë që duhet të shënojmë

Story i radhës

Shtëpia muze e LPK-së, do të kërkohet mbështetje financiare nga Kurti dhe Konjufca

Të fundit nga

Çfarë paqe do të kemi pas luftës?

“Lufta në Ukrainë ka trazuar historinë e shekullit njëzet e një, duke u bërë shenjuesja e tij, ashtu si konfliktet e Revolucionit Francez dhe Perandorisë ishin shenjueset e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe
ShkoLartë