Isjanovski: Masat e miratuara për hotelierët janë të mira në të ardhmen, teste të shpejtë kovid për 10 deri në 15 ditë

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Masat e miratuara për punë të hotelierëve janë të mira në të ardhmen. Jo të gjithë hotelierët i shkelin protokollet dhe për këtë nuk  duhet të shkohet ndaj mbylljes së tyre rigoroze apo sanksionimit. Por, nëse vazhdon rritja e numrit të të sëmurëve, duke e ditur se vjen një periudhë të vështirë dimërore me viroza dhe grip, do të nevojitet të ndërmerren masa përkatëse më tej.

Këtë sonte e theksoi mjeku Viktor Isjanovski, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup dhe anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive lidhur me reagimin e ashpër të hotelierëve ndaj masave të reja. Ai theksoi se në hartimin e protokolleve në fillim, para se të fillojë përgatitja e hapjes së lokaleve, restoranteve dhe kafeneve, ka marrë pjesë edhe Sindikata e Pavarur e cila ka dhënë propozime të veta.  Komisioni ka dhënë dritë të gjelbër për hapjen që është mirë për ekonominë, por me kalimin e kohës lokalet kanë filluar të lëshojnë dhe numri i të sëmurëve u rrit.

“Nuk ndërmorëm shumë masa kufizuese si tani kur kundërshtojnë, por ndaluam koncerte, ngjarje, nëse ato janë vendore apo të huaja, pastaj ndërmorëm masa në tryezë të mos munden të ulen 12 persona, por katër, por ju e dini pronarët e lokaleve megjithatë do të gjejnë mënyrë atë 12-en ta bëjnë tre herë më të madhe.  çdo mëngjes në takim të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe ministri edhe zëvendësministri i Shëndetësisë përfshihen drejtpërdrejt ku japin propozime të veta, ndërsa ministrat nga degët e tyre vërejtje të ndara dhe në këtë mënyrë jemi në koordinim të vazhdueshëm me Qeverinë”, tha Isjanovski në emisionin në Sitel.

Isjanovski shtoi se tubimet e mëdha siç janë dasmat janë shumë të shpeshta, mblidhen deri në 500 apo 600 njerëz, ndërsa në diskoteka madje deri në dy mijë. Kjo, sipas tij, është rrezik jo vetëm për ata të cilët marrin pjesë në diskoteka, por edhe për familjarët, por edhe për më të afërmit, për të gjithë të cilët i respektojnë masat.

Isjanovski informoi se Shtëpia e Shëndetit është në negociata me firmat për vendosjen e testeve të shpejta. Testet do të mbërrijnë për 10 deri në 15 ditë, ndërsa pika për testim do të jetë në poliklinikën Gjorçe Petrov.

Siç paralajmëroi, testet e shpejta do të bëhen për 15 minuta, dhe do të kushtojnë deri në 800 denarë. Janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, ndërsa qytetarët mund të caktojnë përmes linjës telefonike falas e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë.

Siç sqaroi, nëse testi tregon se personi është pozitiv, duhet të konfirmohet me test PCR,  enëse është negativ nuk ka nevojë, do të thotë saktësia është 99 për qind. ar/

Ngjarja paraprake

Si po e përballon Rumania situatën e pandemisë së COVID-it

Ngjarja e ardhëshme

Besimi: Kriza Kovid është e natyrës joekonomike dhe paratë duhet të injektohen në ekonomi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian