Ishin shpallur në kërkim, policia arreston dy persona – dërgohen në burg!

Policia, dje, brenda 50 minutash ka arrestuar dy persona që kërkoheshin me fletarrest.

Arrestimi i parë është bërë në ora 13:20 në Negotinë, kurse i dyti në ora 14:10 në Bogdanci.

“Më datë 18.02.2022 në ora 13.20 në Negotin, në bazë të urdhrit gjyqësor, policët e Stacionit Policor në Negotinë kanë arrestuar Z.Sh.(46) nga Negotina për mbajtjen e dënimit me burg. Personi është dorëzuar në burgun e Gjevgjelisë për mbajtjen e dënimit me burg. Më datë 18.02.2022 në ora 14.10, në bazë të urdhrit gjyqësor, policët e Stacionit Policor në Gjevgjeli kanë arrestuar D.P.(33) nga komuna e Bogdancit, për mbajtjen e dënimit me burg. Personi është dorëzuar në burgun e Gjevgjelisë”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin mbikëqyr stërvitjet strategjike bërthamore të Rusisë

Story i radhës

Kryeministri britanik: Rusia nuk ka pse të frikësohet nga misioni i NATO-

Të fundit nga