Ishin kundër vaksinës, gruaja dhe burri vdesin nga Covidi

Një çift amerikan nga Alabama, i cili kishte një kanal të popullarizuar në YouTube, me të cilin shisnin gjëra të vjetra, nuk është më në këtë botë. Burri dhe gruaja vdiqën nga koronavirusi.

Dusty dhe Tristian Graham nga Huntsville ishin kundërshtarë të vendosur të vaksinës. Ata vdiqën me dallim kohor vetëm tri javë nga njëri-tjetri, shkruan Daily Mail.

Ata thoshin se vaksina kundër Covid-19 është fyerje ndaj të drejtave të tyre humane dhe përmes videove në YouTube treguan që nuk e kishin në plan që ta merrnin atë.

Dusty vdiqë nga koronavirusi të enjten, tri javë pasi bashkëshortja e tij vdiq në gjumë pas ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Fatkeqësisht, Dusty dhe Tristina janë ndarë nga jeta. Faleminderit për të gjitha fjalët e mira dhe për ndihmën që na keni dhënë në këtë kohë të vështirë”, shkroi vajza e çiftit në internet.

Në një video të publikuar në internet, çifti foli haptazi kundër vaksinës. Dusty tha se ka mbijetuar pa vaksinë vitin e kaluar dhe se njeh miq që e kanë virusin.

Sidoqoftë, në fund të gushtit, ai kërkoi ndihma financiare për t’i paguar shpenzimet e funeralit për gruan e vdekur, përderisa vetë ishte në repartin e kujdesit intensiv.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Невреме во Велес

Ngjarja e ardhëshme

Ambasadorja Kim uron Ramën: Mandati i tretë historik, SHBA pret të punojë intensivisht me ju

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian