“Isha njeriu më i urryer në Ballkan”, deklarata e bujshme për Beatrix Ramosajn, Albano Bogdo: I kam kërkuar falje

September 14, 2024
1 minut lexim

Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka komentuar së fundmi një deklaratë të bujshme që ka bërë pak vite më parë kundrejt këngëtares së njohur, Beatrix Ramosaj dhe vëllait të saj, Alban Ramosaj.

Asokohe, teksa ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt, Albano Bogdo e prezantoi këtë të fundit si “ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother”.

Kjo deklaratë erdhi pas pjesëmarrjes së këngëtares në BBV dhe lidhja që krijoi brenda shtëpisë me aktrorin Donald Veshaj, një marrëdhënie e cila përfundoi menjëherë pas mbarimit të BBV.

Së fundmi Bogdo u shpreh se i ka kërkuar falje publikisht, teksa ka tentuar edhe të komunikojë personalisht me të, por pa rezultat.

Rroga mesatare 6 mijë euro në muaj, vendi europian që paguan më shumë kërkon punëtorë

Ai është shprehur se atë kohë është konsideruar si njeriu më i urryer në Ballkan.

“Atëherë thash isha njeriu më i urryer në Ballkan sepse rastisi që në të njëjtën ditë që unë thash batutën, ai serbi bëri atë masakrën në Kosovë.

Nuk po merrej askush me atë, po merreshin me mua. Ishte i ekzagjeruar reagimi. Erdhi nga njerëz që s’kanë asnjë lloj…

Nuk është se çfarë the, është që e the në një moment që ata po kalonin aq shumë në jetë, dhe i preku aq shumë. Mua kjo më intereson, sa është prekur Albani dhe Beatriks.

Nuk kam komunikuar, por i kam kërkuar falje Beatriksës. I kam kërkuar ndjesë nga ana njerëzorë. Po të kisha mundësi të komunikoja nuk do t’i thoja në emision.

E kam kërkuar numrin e saj disa herë, por nuk ma dhanë. Mora vesh që ata po kalonin një periudhë të vështirë në jetën e tyre dhe vendosën të largoheshin nga Shqipëria.

Albani po jepte dorëheqje nga muzika shqiptare, të dy, dhe për të ikur më pas për një jetë më të mirë në Amerikë”, është shprehur Albano Bogdo në “S’e Luan Topi”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ballkani reagon ndaj Plisave

Story i radhës

Salianji nis takimet në Elbasan: Asnjë sakrificë dhe kontribut nuk do të harrohet

Të fundit nga

​Rruga e gjatë për shërbime logopedike

Çdo të premte, Agimi, i shoqëruar nga nëna e tij, merr rrugën Vushtrri-Prishtinë për të mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty i kryen seancat logopedike, meqë këto shërbime mjekësore nuk
ShkoLartë