ish ushtaraku i nato s vizitor i rregullt i doku fest per 15 vjet 66b86e1e07bae

Ish-ushtaraku i NATO-s vizitor i rregullt i ‘Doku Fest’ për 15 vjet

August 11, 2024
1 minut lexim

Axel Von Hoerchelmann edhe sivjet ishte vizitor i festivalit ‘Doku Fest’, i cili u mbajt në Prizren. Ai një gjë të tillë e bën tash e 15 vjet.

Hoerchelmann shërbeu në Kosovë si ushtarak i trupave të NATO-s, ndërsa tani rikthehet pikërisht në këtë vend, duke e bërë krahasimin me shumë vjet më parë.

Hoerchelmann thotë se mbi dy dekada më parë kishin mision ruajtjen e paqes në Kosovë, ndërsa ishin të përkushtuar për fëmijët e dalë nga lufta.

“Fillimisht këtu kam qenë si ushtarak me trupat e KFOR-it. Nga ajo kohë ndaj shumë kujtime, por  këto dy gjëra janë të ndara. Para 20 vitesh përkushtimi ynë ka qenë për fëmijët e Kosovës. Jam shumë i kënaqur që sot këtu kemi ‘Dokukids’, filma për fëmijë dhe më vjen mirë që këtu ka fëmijë dhe jo më ushtarë. Kam krijuar përshtypje se këtu gjithçka tregon një zhvillim. Shoh shumë të rinj në ish-kampin fushor, të cilët janë të përkushtuar e në këtë aspekt shoh një perspektivë të mirë”, ka thënë ushtaraku gjerman për RTK-në.

Tek fotografoi gjithçka që i pëlqente në ditët e festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër, ish ushtaraku Hoerchelmann tha se asnjëherë nuk e ka harruar këtë qytet.

“Kushtet këtu kanë ndryshuar plotësisht. 20 vjet më parë kam lëvizur në të gjithë botën, tani pothuajse jam më së shumti në Prizren. Në festivalin më të madh në Gjermani, në ‘Berlinale’ vijnë edhe filma nga ‘Doku Festi’ i Prizrenit dhe me kënaqësi i shoh ata”, ka thënë ai.

Ndërkaq, vizitorë të tjerë nga mbarë bota për ditë të tëra qëndruan në Prizren, duke u njohur me kulturën, traditën dhe mikpritjen prizrenase.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

zjarri i madh ne malin e thate rrezikon parkun e prespes kreu i dpmzsh kemi nderhyre nga ajri dhe nga toka 66b86cb6af626
Story i mëparshëm

Zjarri i madh në Malin e Thatë rrezikon Parkun e Prespës, kreu i DPMZSH: Kemi ndërhyrë nga ajri dhe nga toka

shba shprehet thellesisht e shqetesuar per sulmin vdekjeprures izraelit ne gaze 66b873c032c6e
Story i radhës

SHBA shprehet “thellësisht e shqetësuar” për sulmin vdekjeprurës izraelit në Gazë

Të fundit nga

Kuvendi sërish në pauzë njëorëshe

4 Shkup, 14 maj – Kuvendi sërish nuk mund ta konstatojë rendin e ditës të mbledhjes së 48-të, sepse me kërkesë të deputetit Sasho Jançev nga E Majta është në pauzë deri
ShkoLartë