Ish-trajneri paralajmëron

Një merkato që nuk lë hapësira për interpretime: Paris Saint-Germain e nis sezonin 2021-22 për të fituar gjithçka.

Nga Ligue 1 te Champions League, objektivi i vërtetë i klubit, francezët nuk do të kenë justifikime dhe do të duhet të triumfojnë në çdo kompeticion përndryshe sezoni do të jetë një dështim.

Ky është mendimi i ish-yllit dhe ish-trajnerit të PSG-së, Luis Fernandez, i cili ka qenë shumë i qartë për L’Equipe:

“Mendoj se PSG nuk do të ketë probleme për titullin në Ligue 1 këtë vit”, ka thënë Fernandez.

“Nëse nuk do të fitojnë këtë vit me gjithë atë që kanë shpenzuar, atëherë do të duhet të shpallin falimentimin. Me përjashtim të shakave, mendoj se nëse ambienti do ta lërë Pochettino-n të punojë në qetësi, ndryshe nga sa kanë bërë me Tuchel, nuk do të kenë probleme”.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Flet përfaqësuesi i disa fshatrave në Rugovë: Gjendja me zjarret, alarmante

Ngjarja e ardhëshme

Hapen linjat telefonike për ndihmë psikologjike gjatë zjarreve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian