Ish trajneri ka dy fjalë për Shaqirin: Xherdani duhet të gjejë…

Ish trajneri i Bayern Munich, Ottmas Hitzfield ka këshilluar Xherdan Shaqirin të largohet nga Liverpooli.

Ylli kosovar i Zvicrës shkëlqeu në ndeshjen e kupës Carabao kundër Lincolnit, për çka u lavdërua edhe nga Jurgen Klopp.

Por, në takimin e radhës derbi të Premierligës të fituar 3:1 ndaj Arsenalit, Shaqiri nuk u ftua fare.

“Ky është maksiumi i dënimit. Nuk është e lehtë për të. Të mos e ftosh fare në formacion tregon qartësinë që ka trajneri për të”, thotë Hitzfeld për Blick.

“Xherdani duhet të gjejë një klubi të ri ku luan rregullisht. Ai duhet të jetë i lumtur sërish, ne të gjithë duam ta shohim atë të lumtur. Një ndryshim duhet të jetë i mirë për të gjithë që janë rreth tij dhe tifozëve të tij”, shtoi gjermani Hitzfeld.

Afati kalimtar mbyllet më 5 tetor. Ottmar e sygjeron Xherdanin të transferohet në Gjermani.

“Një klub i Premierligës që do ta siguronte mesfushën me të do të ishte hap i mirë për Xherdanin, ose një klub i Bundesligës si Gladbach, Leverkusen ose Wolfsburg”.

Shaqiri në Liverpool u transferua dy vjet më parë nga Stoke City.

Ngjarja paraprake

UNSHM me ultimatum drejt Carovskës dhe Filipçes: Gradualisht duhet të kthehemi nëpër shkolla

Ngjarja e ardhëshme

Konferencë shtypi e ministrit Milevski (drejtpërdrejtë)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian