Ish trajneri i Shkëndijes do të drejtojë Dinamo Zagrebin?

Sipas mediave në Bullgari dhe Kroaci, kandidati më serioz për postin e trajnerit te Dinamo Zagrebi është Bruno Akrapoviq, trajneri aktual i CSKA Sofje.

Akrapoviq, ishte trajner i Shkedijës, me të cilën arkëtoi Kupën e Maqedonisë, ndërsa në verën e vitit 2016, për herë të parë drejtoi skuadrën tetovare në plej offin e Ligës Evropa, ku eliminua nga Genti.

Bruno Akrapoviq ishte në bisedat përfundimtar me Dinamo Zagrebin, ndërsa gjasat janë të mëdha që të ulet në pankinën e skuadrës kroate.

Konkurencë për postin e trajnerit të Dinamo Zagrebit, është Matjazh Kek, trajneri slloven, I cili me Rijekën u shpall kampion në Kroaci. Ndërkohë deri te caktimi i trajnerit të ri, skuadrën e Dinamo Zagrebit do të drejtojë Damir Krznar.

Ngjarja paraprake

GRUBI-OSMANI: Bashkëpunimi institucional vazhdon menjëherë pas formimit të qeverisë së re (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

Brad Pitt ushtronte dhunë në familje? Angelina Jolie: Kam prova

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian