Ish-trajneri i Dritës prezantohet te Shkëndija

Ardian Nuhiu është trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar se marrëveshja është arritur.

“Klubi i Futbollit Shkëndija me kënaqësi komunikon emërimin e Ardian Nuhiut si shef i stafit teknik të KF Shkëndija. Kryesia dhe tekniku 44 vjeçar kanë firmosur kontratë 2 vjeçare, me çka Nuhiu edhe zyrtarisht fillon punën si trajner i Shkëndijës“, ka njoftuar klubi nga Tetova.

Nuhiu ka shkuar te Shkëndija pas drejtimit të Dritës së Gjilanit, klub me të cilin fitoi titullin kampion dhe Super Kupën.

Ai ka folur pas firmosjes me klubin, duke u shprehur se do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati për sfidat në Evropë dhe pastaj në kampionat. 

“Ndjehem shumë mirë që jam këtu. Nëse si futbollist arrita që vitin e parë të fitojmë titull, atëherë edhe projekti të cilin e kemi shpalosur këto ditë që kemi biseduar me drejtuesit ka qenë realisht bindës. Personalisht jam gati për këtë sfidë të re. Do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati në sfidat në Evropë, pastaj të futemi në kampionat”, ka thënë Nuhiu. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BDI festoi 21 vjetorin e themelimit/ Ahmeti: Numërojmë të arriturat kombëtare, punojmë për të ardhmen europiane

Story i radhës

Apple do të prezantojë produktin më të rëndësishëm që prej Apple Watch

Të fundit nga