Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales, kthehet në atdhe

Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales, është kthyer në atdheun e tij, një ditë pasi pasardhësi i tij, Luis Arce, u betua për president të ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lideri indigjen kaloi kufirin nga qyteti argjentinas La Quiaca në qytetin bolivian Villazon.

Pas dorëheqjes së tij të detyruar në vitin 2019, Morales i cili fitoi një mandat të katërt si president, u zhvendos në Meksikë ku iu ofrua azil politik. Më pas iu dha azil në Argjentinë.

Akuzat për terrorizëm dhe kryengritje kundër tij u anuluan nga një gjykatë boliviane në fund të tetorit, duke i hapur rrugë kthimit të tij në vendlindje. 

Vendimi i gjykatës erdhi menjëherë pasi partia e ish-presidentit Morales, Lëvizja për Socializmin, fitoi zgjedhjet e 18 tetorit me 55,1 për qind të votave.



. .

Ngjarja paraprake

Si funksionon në organizëm vaksina e Pfizer?

Ngjarja e ardhëshme

​Konsullata e Kosovës në Milano ndërprerë përkohësisht të gjitha shërbimet e rregullta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian