Ish-presidenti Bush: Pamje pikëlluese në Kongres

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, lëshoi një deklaratë për “skenat e kaosit” në ndërtesën e Kongresit amerikan.

“Janë pamje të sëmura dhe pikëlluese”.

“Rezultatet e zgjedhjeve kontestohen kështu në një banana-republikë, jo në republikën tonë demokratike”, tha Bush.

Ai tha se është “i tmerruar nga sjellja e pamatur e disa udhëheqësve politikë”, qysh nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, por nuk e përmendi në emër presidentin aktual, Donald Trump, e as mbështetësit e tij.

Të mërkurën, mbështetës të dhunshëm të Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, e cila po mbante një seancë për konfirmimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Senatori republikan, Mitt Romney, e dënoi “kryengritjen”, e cila, siç tha, “është nxitur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara”.

Ata që e mbështesin Trumpin, tha Romney, “do të shihen përgjithmonë si bashkëpunëtorë në një sulm të paparë kundër demokracisë sonë”.

Ngjarja paraprake

Protestat në SHBA, reagon ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Ngjarja e ardhëshme

Dikur e përdornim ujin e shiut dhe ja pse bënim kaq mirë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian