Ish-presidentët amerikanë Bush dhe Clinton solidarizohen me popullin e Ukrainës

Ish-presidentët e SHBA-së George W. Bush dhe Bill Clinton vizituan një kishë ukrainase në Çikago për të “slidarizuar me popullin e Ukrainës”.

Të dy presidentët postuan një video të vizitës së tyre në Kishën Katolike ukrainase të Shën Volodimir dhe Olha, ku secili mbante buqeta me luledielli të verdhë të ndezur, lulen kombëtare të Ukrainës, përcjell “Bota sot”.

“Amerika qëndron e bashkuar me popullin e Ukrainës në luftën e tyre për liri dhe kundër shtypjes”, shkroi Clinton në Twitter.

“Amerika qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës ndërsa ata luftojnë për lirinë dhe të ardhmen e tyre,” thuhej në postimin në Twitter tē Qendrës Presidenciale George W. Bush.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mediu zbulon bisedën me Bashën e Berishën para 6 Marsit

Story i radhës

Marinën apo Luanën, kë zgjedh Edi Manushi?

Të fundit nga