Visar Rrecaj, ish-polic dhe avokat për hapjen e Urës së Ibrit ka çuditur me përgjigjen e tij ku ka deklaruar se ajo është e hapur dhe madje kalohet edhe “në këmbë”.
Rrecaj deklaroi se tema e hapjes së Urës së Ibrit është “puropolitike” pasi që afër janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, teksa ka shtuar se humbja e fokusit nga tema për pagat e minatorëve ka lindur ky diskutim i gjerë nga qeveritarët.
“Ura e Ibrit është e hapur, zotri. Është e hapur aty kalohet në këmbë. Ajo është e ndaluar për qarkullimin e mjeteve. Për të kaluar në pjesën veriore të Mitrovica Veriore e ke urën tek ETC-ja, e ke rrugën për Zveqan si dhe për Zvernac. Ajo është teknikisht e mbyllur për vetura. Mirëpo për hapjen e saj, nuk është çështje dëshirës edhe të popullit edhe të qeverisë. Çështja e hapjes së Urës së Ibrit kur krejt Kosova folke për të dhënë pagat e minatorëve. Nuk ishim duke folur për Urën por ishim duke folur për minatorët. Dilte folte për Urën. Kalimi dhe lëvizja e lire është duke ndodhur në atë pjesë. Kapja dhe hjekja e betonit është puro populist”, deklaroi Rrecaj.
Në anën tjetër, eksperti i Sigurisë, Drizan Shala ka deklaruar se “Ura e Ibrit” nuk është e hapur dhe mundësitë e hapjes së saj pa ndonjë dakordim me QUINT dhe NATO-n janë “zero”.
“Zero. Hapja e Urës së Ibrit nuk do të hapet dhe nuk do të bëhet. Është e qartë edhe nga QUINT dhe NATO-ja sa I përket çështjes së Ibrit. Ajo për hapje duhet një ndryshim të rezolutës 1244″, vijoi ai.