ish ministri i gruevskit del nga burgu apelacioni ia pranoi ankesen 65f083fe1c5ba

Ish-ministri i Gruevskit del nga burgu, Apelacioni i’a pranoi ankesën

March 12, 2024
1 minut lexim

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski do të jetë i lirë,pasi që Gjykata e Apelit pranoi ankesën e tij dhe vendosi që ai të dal nga burgu më 16 qershor 2024.

“Sipas vendimit të miratuar, vendimi për lirim me kusht është ndryshuar dhe lirimi me kusht për të dënuarin Mile Janakieski, në vend që të fillojë më 16.01.2025, siç shkruhej në vendimin fillestar, do të fillojë më 17.06.2024, por me kusht që i akuzuari të mos kryejë vepër të re”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup, përcjell INA.

Gjykata pranoi edhe ankesën e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i cili po vuan dënimin në burgun e Strugës. Pasi pranoi fajësinë, ai u dënua me tre vjet burg për çështjen “Perandoria”. Rasti tani është kthyer për rigjykim dhe vendosje në gjykatën e shkallës së parë, andaj pritet që Gjykata Penale të veprojë sipas udhëzimeve të gjykatës më të lartë dhe ta lirojë Mijallkovin, i cili plotëson kushtin për lirim të parakohshëm.

MARKETING

RENT A CAR

inflacioni ne amerike shenon ngritje derisa fed debaton per uljen e normave te interesit 65f0803feefb7
Story i mëparshëm

Inflacioni në Amerikë shënon ngritje, derisa FED debaton për uljen e normave të interesit

gjinovci e keshillon escobarin mos humb kohe se nuk ndryshon asgje 65f084ee8cdc3
Story i radhës

Gjinovci e këshillon Escobarin: Mos humb kohë se nuk ndryshon asgjë

Të fundit nga

ShkoLartë