Ish-ministri i Berishës e thotë hapur: Rama humbet zgjedhjet nëse ndodh kjo gjë!

Ish-ministri i PD-së Besnik Mustafaj u shpreh se nëse do lejoheshin koalicionet, Edi Rama do të humbiste zgjedhjet.

“Këshilli Politik ende është pa dakordësi mes palëve. Edi Rama nuk do të lëshojë për koalicionet. Koalicioni do e mundte Ramën. Situata për Reformën Zgjedhore më duket jashtëzakonisht kritike. Paraqitja e draftit nga PS ishte pretekst. Opozita ka hequr dorë nga kërkesa kryesore, krijimi i një qeverie teknike.

Pra, heqja e mundësisë së Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet. PD nuk duhet të lëshonte nga kërkesa, duke njohur kundërshtarin. Partia Demokratike pranoi Damian Gjiknurin për Reformën Zgjedhore, që ka dosje për blerje votash. PD gjendet në pamundësi për të parë drejtësi”, u shpreh Mustafaj në “News 24”.

Ngjarja paraprake

Kajtazi: Pensionistët në probleme të mëdha, ndihma e shtetit duhet të jetë më e madhe

Ngjarja e ardhëshme

Zaharieva: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kriter evropian për anëtarësim në BE

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian