Ish-ministri: Edhe në Vlorë po injektohen vaksina kineze të skaduara!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë mëngjesin e kësaj të premteje një denoncim të fortë, për vaksinën kineze e cila po injektohet në masë në vendin tonë.

Manjani ka postuar në FB fotografinë e një vaksine kineze të prodhuar në Turqi, e cila po përdoret në qytetin bregdetar ku duket qartë se është e skaduar që në datën 6 prill.

“Dikush sapo më solli këtë foto, që më përshkruan se është bërë sot tek qendra e vaksinimit në Vlorë. Nëse është kështu, siç tregon foto, vaksina është qartësisht e skaduar. Injektimi i kësaj vaksine në trup është minimalisht i paefektshëm, maksimalisht i rrezikshëm.  I lutem cilitdo gazetar ta verifikojë këtë gjë.  Njëkohësisht prokurorit të Vlorës, i lutem ta verifikojë këtë gjë.  Pavarësisht skepticizmit tim personal mbi vaksinën, lutem të mos jetë e vërtetë që njerëzve u injektojnë vaksina të skaduara! Po institucionet publike duhet të marrin përgjegjësinë ligjore ta verifikojnë e nëse del e vërtetë ta ndalojnë këtë poshtërsi e të ndëshkojnë përgjegjësit”, shkruan Manjani.

Ditën e djeshme edhe ish-kryeminstri Sali Berisha shpërndau nje denoncim për të njëjtën çështje.

Duket se mijëra njerëzëve po ju injektohen vaksina të skaduara duke rrezikuar shëndetin e tyre. Ndërkohë nga prokuroria nuk ka asnjë shenjë, se të paktën po bën verifikimin e këtij skandali.

Image

Vaksina
Ngjarja paraprake

Brazili regjistron 3.560 viktima të reja nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Vera Ora merr vëmendjen me fotografitë në bikini

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian