Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla del sot para gjykatës

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla pritet të dalë sot para gjykatës në orën 14:00.

Seanca e parë dështoi pasi avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.

Sipas avokatit, çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë pa u shprehur kjo gjykatë dhe si pasojë, nuk mund të vijojë procesi në Shkallën e Parë.

Adriatik Llalla ka aktualisht statusin e të pandehurit në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të gjykohet për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, kryer në tri raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë, deri në 3 vite burg

Ngjarja paraprake

Vriten dy agjentë të FBI-së dhe plagosen tre të tjerë në Florida

Ngjarja e ardhëshme

Panasonic ndërpret prodhimin e produkteve fotovoltaike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian