Ish-kryeministri i Bosnjës: Serbia synon “Republika Srpskan” si kompensim për Kosovën

February 12, 2022
1 minut lexim

Ish-kryeministri i Bosnje e Hercegovinës, Haris Silajdzhiq në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Anadolu Agency”, ka folur për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet për shkëputjen e “Republika Srpskas” nga territori i Bosnje e Hercegovinës.

Silajdzhiq thotë se ekziston një synim i Serbisë që ta marrë “Republika Srpspkan” si kompensim për atë që serbët e quajnë “humbje të Kosovës”.

“Ekziston një përllogaritje që të merret ajo që është mjaftueshëm e rëndësishme për Bosnjën, hidrocentralet, toka bujqësore, pyjet, dhe të thuhet që kam pasur tokë serbe këtu, dhe kështu të justifikojnë atë që e quajnë humbje të Kosovës”, ka thënë ai.

Silajdzhiq thotë se e sheh si mundësi të hapur që të ketë një përllogaritje të tillë ku mendohet një kompensim “Republika Srpska për Kosovën”.

Muajve të fundit ka pasur përpjekje të shumta nga kreu i “Republika Srpskas”, Millorad Dodik”, për t’u shkëputur nga Bosnja e Hercegovina. Kjo ka nxitur reagime të faktorit ndërkombëtar që edhe i kanë vendosur sanksione Dodikut. Derisa Vuçiq vetëm në mënyrë deklarative ka thënë se është për respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit./GazetaExpress

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Marsh në Kiev për të treguar unitet kundër kërcënimit rus

Story i radhës

“Lëre fushatën“, Berisha “komedi” në Shkodër, thirrje kandidatit të Bashës: Mos u bëj shoku Xhemal

Të fundit nga

Lazio e mposht Napolin në Kupën e Italisë

Lazio e ka fituar ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Italisë ndaj Napolit. Lazio triumfoi 3:1 në “Olimpico”. Zaccagni humbi penalltinë për vendasit në minutën e 21-të të ndeshjes, por
ShkoLartë