ish kryediplomati malazez kandiq e biserko dy serbet me te guximshme te kesaj epoke 680f14894e5e3

Ish-kryediplomati malazez: Kandiq e Biserko dy serbet më të guximshme të kësaj epoke

April 28, 2025
1 minut lexim

Ish-kryediplomati i Malit të Zi, Miodrag Vlahovic, ka komentuar nderimin që sot Komuna e Prishtinës ia ka bërë aktivistes serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.

Vlahovic duke uruar Kandiqin për marrjen e “Çelësit të Prishtinës” nga kryetari Perparim Rama, ka kujtuar një deklaratë të tijën të vitit 2005, ku kishte thënë se një ditë, Natasha Kandiq dhe Sonja Biserko, do të nderoheshin si dy serbet më të guximshme të kësaj epoke. 

“Urime, Natasa Kandic! Njëherë kam thënë, në një mbledhje në Beograd, mendoj se ka qenë në vitin 2005, për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës: “Një ditë, do të kremtohen dy serbet më të guximshme të kësaj epoke: Natasha Kandiq dhe Sonja Biserko!”, ka shkruar Vlahovic duke komentuar në një postim në X.

Komun e Prishtinës të dielën në një ceremoni të organizuar në ambientet e komunës ka nderuar aktivisten serbe Natasha Kandiq me “Çelësin e Qytetit”. Çelësin e ka dorëzuar kreu i Prishtinës, Perparim Rama. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kontrata 6 milion dollare pedagugu prifti kritikon pd problem me karten morale 680f0b2d7f43d
Story i mëparshëm

“Kontrata 6 milion dollarë”, pedagugu Prifti kritikon PD: Problem me kartën morale

nuk jemi mesuar keshtu inzagi jep nje tjeter lajm te keq pas humbjes se trete radhazi 680f184c693c9
Story i radhës

“Nuk jemi mësuar kështu”, Inzagi jep një tjetër lajm të keq pas humbjes së tretë radhazi

Të fundit nga

ShkoLartë