Ish kreu i PDK-së Enver Hoxhaj: Takim me liderin historik Ali Ahmetin

Ish kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka vizituar liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Hoxhaj ka cilësuar Ali Ahmetin si lider shembull, që me mençuri, guxim dhe vizion i bëri shqiptarët aty zot në shtëpinë e tyre, me të drejtat më të larta politike dhe shtetërore.

“Vizitë tek lideri historik i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe miku im, Ali Ahmeti!
Lider shembull që me mençuri, guxim dhe vizion i bëri shqiptarët aty zot në shtëpinë e tyre, me të drejtat më të larta politike dhe shtetërore!” ka shkruar Hoxhaj nëpërmjet Facebook.

Ali Ahmeti ndryshe është mik i madh i ish presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe poashtu vlen të theksohet se Ahmeti ka raporte të shkëlqyara me gjithë liderët e partive politike në Kosovë, gjithashtu edhe me kryeministrin Albin Kurti. Ahmeti këtë miqësi e ka pasi ai është i lidhur më Kosovën, pasi që një pjesë e jetës së tij i është kushtuar Kosovës.

 

Ngjarja paraprake

Pse gratë duan t’i diskutojnë problemet, ndërsa burrat ikin?

Ngjarja e ardhëshme

Moti në ditët në vijim në Maqedoni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian