Ish- kreu i LSI do ti bashkohet Bindjes Demokratike? Mbështet publikisht kandidatin Murataj për Elbasanin

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim  për Elbasanin Bujar Kllogjri ka treguar se vlerëson kandidimin e emrave të rinj në listat e zgjedhësve për votimet e 25 Prillit.

Referuar komenteve të bëra nga ana e tij në faqen zyrtare të “Bindjes Demokratike” ai ka përgëzuar kandidatin Erjon Murataj për kandidimin e tij në qarkun e Elbasanit.

Gjatë kohës që Kllogjri mbante postin e kryetarit të LSI për Elbasanin Erjon Murataj njëkohësisht ishte kryetar i LRI për Elbasanin ndaj njohja mes tyre daton vite më parë.

Prej disa kohësh Bujar Kllogjri është distancuar nga politika  por komentet e bëra së fundmi në mbështetje të të rinjve të Bindjes Demokratike flasin një rikthim të tijin në sferën e politikës dhe në rradhët e kësaj partie.

I kontaktuar nga media kirurgu Bujar Kllogjri është shprehur se ditët në vijim do të bëjë edhe  zyrtarizimi mbi të ardhmen e tij politike.

Ngjarja paraprake

Shkuan deri në Hollywood/ Si arritën përmasa historike protestat e fermerëve indianë

Ngjarja e ardhëshme

Sherr mes skuadrave, FFK dënon trajnerin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian