Ish-koordinatori i TIKA-s në Shkup emërohet zv/kryetar i TIKA-s në Turqi

Dr. Mahmut Çevik, i cili për ca kohë ka vepruar si koordintor i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) në Shkup, është emëruar zv/kryetar i TIKA-s në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Departamentit për Ballkanin dhe Evropën Lindore, Mahmut Çevik, është emëruar në detyrën e zv/kryetarit të kësaj agjencie turke, pasi zv/kryetari i deritanishëm, Prof. Dr. Birol Çetin, u emërua në detyrën e kryetarit të Institucionit për historinë turke.

Që nga viti 2005, Çevik ka kryer detyra të ndryshme në TIKA, si koordinator i programit të TIKA-s në Shkup, koordinator i TIKA-s për projektet e zhvillimit dhe investimeve në Ballkan, Kaukaz, Azinë e Mesme, Afrikë, si dhe në drejtorinë e projekteve për burimet e jashtme.

Çevik është ekspert në çështjet e përgatitjes dhe zbatimit të projekteve të Bashkimi Evropian (BE), Kombeve të Bashkuara (OKB), Bankës Botërore dhe të zhvillimit rural. Ai ka shërbyer si koordinator i TIKA-s në Shkup gjatë restaurimit të ish-shkollës së mesme ushtarake në Manastir ku është arsimuar Mustafa Kemal Atatürk, që sot është Muzeu i Qytetit të Manastirit, si dhe gjatë procesit të rindërtimit të Muzeut të Shtëpisë Përkujtimore të Ali Rıza Efendiut, babait të Atatürk-ut, në fshatin Koxhaxhik në komunën e Qendër Zhupa.

Ndër të tjera, Çevik në vitin 2014 u emërua kryetar i Departmentit të TIKA-s për Ballkanin dhe Evropën Lindore, pozicion në të cilin ka shërbyer deri më tani.



.. .

Ngjarja paraprake

Krim i tmerrshëm në Florida: Mundësi i UFC-së godet motrat e tij me thikë

Ngjarja e ardhëshme

Protestat në SHBA, artisti bën diçka që nuk do ta besoni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian