ish inspektori i aki se publikon draft statutin per asociacionin ja cfare permban ai 654f8c613deb5

Ish-inspektori i AKI-së publikon draft-statutin për Asociacionin, ja çfarë përmban ai

November 11, 2023
1 minut lexim

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar draft-statutin evropian për Asociacion.

Publikimin e tij, ai e ka bërë në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Ramadani thotë se në draft-statut, ka 45 nene, dhe se Serbisë i ofrohen mundësi të funksionojë brenda Kosovës.

“Ky draft-Statut është shumë i gjerë dhe i thellë. Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme. Dokumenti origjinal është në gjuhën angleze. Është saktësisht Draft-Statuti që i është dhënë Kryeministrit Kurti”, thotë ai në videon e publikuar.

Ai thotë se organet e Asociacionit do të menaxhojë institucionet arsimore dhe shëndetësore që janë financuar nga Serbia.

MARKETING

RENT A CAR

dhunoi vajzen 3 vjecare ne kopsht edukatorja del te dielen para gjykates 654f8a1e884b5
Story i mëparshëm

Dhunoi vajzën 3-vjeçare në kopsht, edukatorja del të dielën para gjykatës

alby ka pare enderr se i vdiq vajza nuk ndalet duke qare lumbardhi perpiqet ta qetesoj 654f8c675a820
Story i radhës

Alby ka parë ëndërr se i vdiq vajza, nuk ndalet duke qarë, Lumbardhi përpiqet ta qetësoj

Të fundit nga

ShkoLartë