ish gjenerali serb kritikon vuciqin pas fjalimit shpalli kapitullimin ne kosove jo pushtimin 66e4a29ed95ae

Ish-gjenerali serb kritikon Vuçiqin pas fjalimit: Shpalli kapitullimin në Kosovë, jo pushtimin

September 13, 2024
1 minut lexim

Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, ish-gjenerali Zdravko Ponosh, duke komentuar fjalimin e sotëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me paraqitjen e tij ai e shpalli kapitullimin në Kosovë, e jo “pushtimin e Kosovës”.

Ponosh tha të gjitha institucionet në veri, në të cilat Vuçiç dëshiron t’i kthejë serbët, ai vetë ia ka dorëzuar Prishtinës.

“Ajo që Vuçiç ka shpallur sonte është një tregim krejtësisht i pakuptimtë. Ajo ka ardhur nga kampi i Vuçiçit, kështu që nuk e di se me kë ai po debaton”, tha Ponosh për “Danas“, duke komentuar vendimin e presidentit serb për të mos shpallur pushtimin e një pjese të “territorit të Serbisë” dhe duke shtuar se presidenti i Serbisë me këtë paraqitje shpalli kapitullim, e jo ​​pushtimin.

Ish gjenerali i ushtrisë serbe tha gjithçka që Vuçiç e tha sonte e kishte thënë edhe më parë.

Thjesht nuk e di pse ka pritur 72 orë për të thënë se nuk ka zgjidhje të mirë për serbët në Kosovë. Ne e dinim këtë edhe pa skaduar ato 72 orë”, thotë Ponosh.

Duke folur për kërkesat për kthimin e institucioneve serbe në Kosovë, deputeti serb pohon se ato paraprakisht i ka dorëzuar vetë Vuçiç.

MARKETING

RENT A CAR

i cmendur pas seksit burri befason me rrefimin e tij kam bere treshe me 66e4a082771bf
Story i mëparshëm

I ‘çmendur’ pas seksit, burri befason me rrëfimin e tij: Kam bërë treshe me…!

tolaj kerkon qe ministri lutkov ti kerkoje falje publike per shpifje 66e4a2a2ecca5
Story i radhës

Tolaj kërkon që ministri Lutkov t’i kerkojë falje publike për shpifje

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë