Ish-futbollisti i Manchester United debutoi me Xhamajkën

Ish-ylli i të rinjve të Manchester United, Ravel Marrison bëri debutimin e tij për Xhamajkën në moshën 27-vjeçare.

Xhamajka u mposhtë nga Arabia Saudite me rezultatin final në 3:0, por për Marrisonin nuk kishte shumë rëndësi rezultati, pasi debutimi për shtetin ku i ka rrënjët e tij ishte gjithçka.

Mesfushori xhamajkan, luajti edhe për Anglinë U16, 17, 18 dhe 21, por që nuk pranoi asnjëherë ftesë nga skuadra A.
Ai shihej si një e ardhme e ndritur për ”Djajtë e Kuq”, derisa u krahasua me Paul Pogban por karriera e tij mori tatëpjetën pas dëmtimeve që pësoi në moshë të re.

Ngjarja paraprake

Gjykata Speciale produkt direkt i dështimit të Kosovës si shtet

Ngjarja e ardhëshme

Erdoğan: Prioriteti ynë është gjetja e një zgjidhjeje të vazhdueshme për Qipron

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian