Ish-drejtori i policisë: Është kriminalizuar politika, grupet nuk funksionojnë pa mbështetje

Politika është kriminalizuar, përndryshe grupet kriminale nuk do të shtoheshin kaq shumë, sipas Shemsi Premçit.

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit tha në “Now” se ka pasur konflikte me ministra dhe nuk i ka zbatuar urdhrat që vinin nga politikanë nëse nuk ishin të bazuara mbi ligjin.

“Unë i kam vuajtur padrejtësitë e politikës. Kam pasur konflikte me ministra, por unë kam qenë nga ato drejtues policie që e kam kundërshtuar ministrin, e kam kundërshtuar bazuar në ligj sepse politikanët tanë ta japin urdhrin me gojë, po doli djalë e mbajnë për vete, po doli vajzë e shesin, pra unë nuk kam qenë nga ata oficerë të lartë policie që të pranoja që të merrja urdhër me gojë nga njerëz që nuk e njohin ligjin sepse i njoh këllqet e politikanëve shqiptarë dhe sidomos të atyre politikanëve të nivelit të dytë, të tretë e poshtë,”– u shpreh Premçi.

Sipas tij “policia që duam”apo “kontrolli mbi territorin” janë thjesht propaganda për aq kohë sa në zona të mbrojtura që mbikqyren nga efektivë policie mbillet kanabis dhe në Shqipëri ka zona ku policia nuk ndërhyn dot pa një operacion, siç është Nikla.

Premçi solli në vëmendje se me krizën e deklaruar nga kryeministri do të rritet dhe kriminaliteti, andaj në këto kushte policia duhet të ndryshojë taktikat të cilat duhet të përqëndrohen tek:

ngritja e strukturuar e kriminalitetit,

përforcimi i grupeve të strukturuara krminale,

marrja e guximit për të mos u ndalur me urdhrin e policit në rrugë,

krijimi i grupeve kriminale në zona influence/të ruajtura.

Sipas tij i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Drejtorit të ri dhe kabinetit të ri që të bëjnë një analizë të mirëfilltë të kriminalitetit, jo me “shifra e raporte për t’i bërë qejfin policisë”.

Premçi uroi që lidershipi i ri, Gledis Nano të drejtonte me kompetencë dhe profesionalizëm.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Situatë e rëndë në Sudan, shtatë protestues të vrarë dhe mbi 100 të plagosur

Ngjarja e ardhëshme

Saka zbulon mesazhin e Henryt

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian