Ish-ambasadori amerikan: Presidenti Trump na turpëroi. Jemi bërë pak si Shqipëria

Ish ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksander Arvizu, në një intervistë ekskluzive për “Politik On” në RTV Ora, ka komentuar ngjarjet e djeshme në Kongresin Amerikan ku pas mësymjes së protestuesve pro-Trump pati 4 viktima dhe shumë të plagosur e të arrestuar.

Sipas diplomatit, presidenti Donald Trump ka turpëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ngjarjet e djeshme.

Arvizu shtoi se, kjo nuk është hera e parë që presidenti republikan turpëron amerikanët.

Alfred Lela: Si u ndjetë, si amerikan dhe si diplomat, me ato që ndodhën në Washington?

Aleksander Arvizu: Siç mund ta imagjinoni. Shumë emocione. Kisha një varg me emocione nga perspektiva e diplomatit. Sigurisht që u ndjeva i turpëruar sepse e dija që njerëz në mbarë botën apo njerëz që janë miqësore ose jomiqësorë do ta shikonin atë. Dhe të jem i sinqertë, presidenti Trump na ka turpëruar. Ka turpëruar Shtetet e Bashkuara dhe kjo nuk është hera e parë. Ka ndodhur edhe herë të tjera. Është më shumë një ndjesi shoku dhe e një shqetësimi të madh.

Alfred Lela: A ka ngjashmëri mes Shqipërisë dhe asaj çka ndodhi dje në Washington?

Aleksander Arvizu: Ka disa pika. Në rradhë të parë, në termat e ngjashmërisë, për fat të keq, është diçka që e kam menduar vitin e shkuar, është ky koncepti i medias false, i fake news, veçanërisht në mediat sociale ku dikush mund të thotë krejtësisht të pavërtetë por njerëzit mund ta besojnë. Këtë që po shoh në SHBA  e kam parë çdo ditë në Shqipëri. Ne jemi bërë pak si Shqipëria.

Ajo që ndodhi dje në Washington ishte turpëruese dhe shkuese për ne.

Ngjarja paraprake

Prokurorët federalë nisin hetimet ndaj Donald Trumpit

Ngjarja e ardhëshme

Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t’ia kushtoni vëmendjen!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian