Irlandë/ Mijëra protestues refuzojnë kufizimet, përleshen, lëshojnë fishekzjarre ndaj policëve në qendër të Dublinit

Në një prej episodeve më të zemëruara kundër masave të izolimit në Irlandë, protestuesit sot në Dublin goditën një polic me fishekzjarr në fytyrë, çka bëri që formacionet e forcave të rendit të sulmonin me shkopinj demonstruesit në parkun qendror St Stephen’s Green.

Protestuesit gjetën një prezencë të madhe të oficerëve që nuk i lejuan të hynin në parkun e qytetit, i cili ishte mbyllur pak para demonstratës së planifikuar për në ora 14.00.

Pamjet tregonin protestuesit që grumbulloheshin në rrugën në hyrje të parkut, kur një prej tyre drejton shkopin e fishekzjarrit nga linja e policëve dhe godet një prej tyre në fytyrë.

Oficerët e ‘Gardaí’, siç quhet forca e policisë në vend, reaguan ashpër ndaj sulmit duke avancuar ndaj protestuesve me shkopinjtë e gomës, teksa më pas shiheshin njerëz të rrëzuar përtokë dhe fishekzjarre që shpërthenin rreth tyre.

Objekte të ndryshe dhe konë trafiku i lëshoheshin oficerëve të rendit ndërsa dëgjoheshin gra që ulërinin në panik, kur policia detyroi demonstruesit të zbrapseshin.

Oficerët e Gardaí shiheshin që godisnin protestuesit me shkopinj dhe përdornin qentë pastorë për të kërcënuar demonstruesit.

Autoritetet thanë se demonstruesit dhe organizatorët e kishin shpallur veten ‘patriotë’ dhe shfrytëzonin frikat e njerëzve më të dobët të shoqërisë, duke predikuar teori konspiracioni për pandeminë.

Ngjarja paraprake

Receta me të cilën e rigjeneroni trupin tuaj

Ngjarja e ardhëshme

Itali/ Arrestohet 25-vjeçari shqiptar, akuzohet se rrahu dhe grabiti prostitutën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian