Irani regjistron rekord vdekjesh dhe rastesh me COVID-19

Në Iran 346 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 6.968 raste të reja, që janë shifrat më të larta ditore të vdekjeve dhe rasteve në vend që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 581.824, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 33.299.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 463.611 persona, ndërkohë që 4.995 pacientë janë në gjendje kritike.

Deri më tani, vendi ka kryer 4.786.769 teste.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë tha se të gjitha 31 provincat e vendit janë cilësuar si zona “të kuqe” ose “të rrezikshme”.

Vendi tashmë ka rivendosur kufizime në Teheran dhe provincat Qom, Kavzin, Elburz dhe Yezd.



. .

Ngjarja paraprake

Në ankth

Ngjarja e ardhëshme

KSHZ konfirmoi emrat, ja kush janë deputetët e rinj…

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian