Irani përgatit propozimin për zgjidhjen e konfliktit të Malësisë së Karabakut

Kryediplomati i Iranit, Javad Zarif, ka deklaruar se vendi i tij ka përgatitur një propozim për një zgjidhje të përhershme të konfliktit në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për televizionin shtetëror iranian, Zarif tha se zëvendësi i tij, Seyed Abbas Araghchi, në ditët e ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Baku dhe Yerevan për t’ua paraqitur planin autoriteteve azerbajxhanase dhe armene.

Sipas kryediplomatit iranian, Armenia duhet të respektojë integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe konflikti duhet të zgjidhet përmes mjeteve paqësore diplomatike.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA raportoi se është planifikuar që zv/ministri Araghchi të vizitojë Bakun, Moskën, Yerevanin dhe Ankaranë për të promovuar iniciativën iraniane.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.

Disa rezulta të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë “tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të forcave pushtuese” nga territori i pushtuar i Azerbajxhanit.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit për pothuajse tre dekada ka qenë nën pushtim të paligjshëm të Armenisë.



. .

Ngjarja paraprake

Konflikti në Nagorni-Karabah përplas interesat energjetike të Rusisë dhe Evropës

Ngjarja e ardhëshme

Është paralajmëruar se do të luhet në Zagreb, por gjërat ndryshojnë dhe bëhet dramë!?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian