Irani akuzon një turist francez për spiunazh

Irani ka akuzuar një turist francez, i cili është burgosur që nga maji i vitit të kaluar për spiunazh dhe “përhapje të propagandës kundër sistemit”, tha avokati i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran citoi avokatin Saied Dehgan të ketë thënë se klienti i tij Benjamin Briere u akuzua të dielën me dy akuza të “spiunazhit dhe propagandës kundër Republikës Islamike”.

Dehgan gjithashtu tha se Briere është mbajtur në burgun Vakilabad në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit për 10 muaj.

Briere është në kontakt me ambasadën franceze dhe i ofrohet mbrojtje konsullore franceze, shtoi avokati.

Teherani thekson se Briere ka shkrepur fotografi në një zonë të ndaluar në kufijtë Turkmenistan-Iran dhe kritikoi hixhabin.



. .

Ngjarja paraprake

Deklaratat pas fitores historike në hendboll

Ngjarja e ardhëshme

Kejvina Kthella mahnit me dukjen në setin e ri fotografik, vjen me fustan të bardhë nusërie

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian