Iran, shkon në mbi 530 mijë numri i rasteve me COVID-19

Me 252 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 30.370, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 3.890 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 530.380.

Lari shtoi se 4.744 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 427.400.

Ajo më tej informoi se deri tani në vend janë kryer gjithsej 4.511.154 teste.

Lari vuri në dukje se 30 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”. Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz u vendosën sërish kufizime të reja.



. .

Ngjarja paraprake

Kosovë,këta janë zyrtarët që blenë tokë nga privatizimi me çmime prej 1 deri në 3 euro

Ngjarja e ardhëshme

E moshuara nga Strellci kritikon gratë e reja: Veç me u endë dinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian