Iran, shkon në mbi 34 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Me 399 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 34.113, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 8.293 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 596.941.

Lari shtoi se 5.055 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 472.598.

Ajo më tej informoi se deri tani në vend janë kryer gjithsej 4.857.392 teste.

Zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjithë 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.

Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz u rivendosën sërish kufizimet.



. .

Ngjarja paraprake

Shqiptari fantastik në Kinë

Ngjarja e ardhëshme

Shahpaska: Gjendja në Çerdhe është nën kontroll

të fundit nga