Iran, shkon në afro 33 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Me 337 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 32.953, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 5.960 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 574.856.

Lari shtoi se 4.982 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 459.250.

Ajo më tej informoi se deri tani në vend janë kryer gjithsej 4.753.357 teste.

Lari vuri në dukje se të gjithë 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”. Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz u rivendosën sërish kufizimet.



. .

Ngjarja paraprake

Mos përdorni shpesh sapun në dush, për këtë arsye

Ngjarja e ardhëshme

22 viktimat e të dielës nuk i përkasin 24 orëshit, ja kur kanë vdekur…

të fundit nga