Iran, shënohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19

Me 230 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave është rritur në 27.888, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 4.392 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 488.236.

Në këtë mënyrë në Iran është regjistruar numri më lartë i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë e deri tani.

Lari shtoi se 4.335 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 399.300.

Ajo informoi më tej se deri tani në vend janë kryer gjithsej 4.232.064 teste.

Zëdhënësja Lari vuri në dukje se 30 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajonve të “kuqe” dhe të “rrezikshme”.

Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz janë vendosur sërish kufizimet.



. .

Ngjarja paraprake

Provokimi i Ilir Metës, publikon foto me Edin: Fort po shndrit ai diell

Ngjarja e ardhëshme

Gjithmonë fillo përsëri…! Mos harroni se e nesërmja ju jep një shans të dytë

të fundit nga