Iran, shënohen 382 viktima të reja nga COVID-19

Me 382 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur shifrën 48.628, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 13.881 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 975.951.

Lari shtoi se 5.840 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 677.963.

Duke informuar se deri tani në vend janë kryer 6.168.637 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se 27 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”



. .

Ngjarja paraprake

Besnik Ferati emërohet zv/drejtor në Agjencinë për Siguri Nacionale

Ngjarja e ardhëshme

Çka duhet të dini për ngrirjen e vezëve dhe shtatzëninë e shtyrë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian