Iran, mbyllen 2 biznese për “shkelje të ligjit të shamisë”

Në një qendër tregtare në qytetin Borujerd të provincës Loristan në Iran u mbyllën dy biznese me arsyetimin e shkeljes së ligjit për shaminë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për agjencinë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, zëvendësguvernatori i Borujerdit, Amin Gudrezi, dha informacion mbi këtë temë.

“Dy biznese që funksionojnë në ‘Diplomat Center’ janë mbyllur për shkak të mosrespektimit të rregullit të shamisë nga punonjëset e tyre”, tha Gudrezi.

Gudrezi tha se praktika në fjalë është realizuar me vendim të prokurorisë së qytetit dhe theksoi se bizneset në qendrën tregtare janë paralajmëruar paraprakisht për këtë çështje.

Më 25 dhjetor, një qendër tregtare në provincën Qom të Iranit, e cila përmban dhjetëra dyqane dhe punëson 700 njerëz, u mbyll me arsyetimin se “nuk u respektuan rregullat e veshjes”.

Në qytetin Qazwin, më 20 dhjetor, pesë biznese u mbyllën për shkak të “shërbimit të njerëzve që nuk mbajnë shami”.

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Emini, e cila u sëmur dhe u dërgua në spital pasi u ndalua më 13 shtator në Teheran nga patrullat e Irshad, të njohura si “policia e moralit”, me arsyetimin se “nuk respektoi me rregullat e shamisë”, çoi në protesta kundër qeverisë së vendit.

Qindra njerëz humbën jetën në demonstratat që u kthyen në protesta kundër regjimit në të gjithë vendin dhe më shumë se 10 mijë persona u arrestuan.





Story i mëparshëm

Diplomacia e Maqedonisë/ Ka njerëz të aftë, por nuk gjenden në listat e partive

Story i radhës

ASH: Rroga e vogël, fitimi i madh

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish