Iran, 65 vdekje të reja nga COVID-19

Me 65 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 61.492, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sağlık Bakanlığı Sözcüsü Sima Sadat Lari, Kovid-19 salgınında son 24 saatte 65 kişinin hayatını kaybettiğini, 7 bin 802 yeni vaka tespit edildiğini ve bunlardan 670’inin hastanelere yatırıldığını belirtti.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 7.802 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 670 janë shtruar në spital, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.771.115.

Lari theksoi se 3.859 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv dhe shtoi se numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.514.061.

Ajo informoi se deri më tani në vendin me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh janë kryer 11.912.137 teste për COVID-19.

Zëdhënësja tha se sipas situatave të rrezikut në vend 9 qytete janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të “kuq” dhe 31 qytete si zona “portokalli”, 295 qyteza si zona të “verdha” dhe 113 qytete si zona “blu”.



. .

Ngjarja paraprake

Vendim i papritur nga Interi!

Ngjarja e ardhëshme

“Ndjeja neveri kur mendoja për një partner të të njëjtit seks”- Cara Delvingne pranon se ka dashur të vetëvritet kur filloi të zbulonte orientimin e saj seksual

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian