Iran, 452 viktima të reja nga COVID-19

Me 452 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran numri i viktimave ka arritur shifrën 41.034, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se në vend janë shënuar 11.203 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 749.525.

Lari shtoi se 5.642 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 552.747.

Ajo njoftoi se më deri tani në vend janë kryer gjithsej 5.464.191 teste të dyshuara për COVID-19.

Ajo po ashtu njoftoi se të gjitha 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.



. .

Ngjarja paraprake

Reagon tenisti i njohur pas akuzave se dhunoi të dashurën e tij

Ngjarja e ardhëshme

Hapet çerdhja “Flutura” në Kondovë të komunës së Sarajit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian