Iran, 440 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Me 440 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 35.738, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 8.289 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 628.078.

Lari shtoi se 5.315 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 491.247.

Ajo më tej informoi se deri tani në vend janë kryer gjithsej 5.142.002 teste.

Zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjithë 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.

Në të gjithë Iranin u mor vendimi për mbylljen e bizneseve që nuk janë të detyrueshëm të jenë hapur në 25 qendra rajonale dhe në 89 qyteza. Në anën tjetër u ndaluan hyrjet dhe daljet nga qendrat e 25 rajoneve.



. .

Ngjarja paraprake

Policisë në Prizren i bashkohen edhe 23 policë të rinj

Ngjarja e ardhëshme

11 ushtarë të tjerë vriten në Nagorno-Karabakh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian