Iran, 30 për qind e hoteleve të mbyllura për shkak të koronavirusit

Presidenti i Shoqatës së Hotelistëve të Iranit, Jamshid Hamzehzadeh, tha se rreth 30 për qind e hoteleve në vend janë mbyllur për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përafërsisht, 30 për qind e hoteleve janë mbyllur sepse nuk ka klientë për shkak të kushteve aktuale. Të tjerët po përpiqen të mbijetojnë me zbritje speciale për klientët e tyre”, tha Hamzehzadeh duke folur për Agjencinë Studentore Iraniane të Lajmeve (ISNA).

Ai theksoi se deri në mes të shtatorit, sektori i hotelerisë në vend kishte humbur rreth 300 milionë dollarë.

“Për një kohë, shkalla e mbushjes së hoteleve në gjithë vendin është rreth 20 për qind. Shumë prej tyre kanë ardhur në gjendje sa të mos mund të paguajnë as energjinë elektrike dhe ujin. Prandaj, hotelet detyrohen të mbyllen”, shtoi Hamzehzadeh.

Duke theksuar se dy të tretat e të punësuarve në sektorin e akomodimit kanë mbetur të papunë gjatë kësaj periudhe, Hamzehzadeh vuri në dukje se institucioni i sigurimeve shoqërore nuk paguan plotësisht pagat e papunësisë të këtyre njerëzve.



. .

Ngjarja paraprake

GRUBI për EURONEWS: Marrëveshja e Ohrit, shembull i arritjes së barazisë së plotë (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

Të enjten, takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian