Iran, 265 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19

Me 265 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 29.870, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se në vend janë shënuar 4.552 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 522.387.

Lari shtoi se 4.684 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 420.910.

Ajo më tej informoi se deri tani në vend janë kryer gjithsej 4.454.570 teste.

Lari vuri në dukje se 30 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.

Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz u riimponuan sërish kufizime. Ndërkohë, nga nesër deri të shtunën janë ndaluar hyrjet dhe daljet në qytetet Teheran, Karaj, Isfahan, Mashhad dhe Urmia.



. .

Ngjarja paraprake

Shtatë shqiptarë në ekipin e elitës kroate

Ngjarja e ardhëshme

Aerodromi vatër e koronavarisuti, një pjesë e madhe e banorëve nuk respektojnë masat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian