Iran, 247 të vdekur dhe mbi 7 mijë raste të reja me COVID-19

Me 247 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran numri i viktimave ka arritur shifrën 52.196, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 7.451 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.108.269.

Lari shtoi se 5.723 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 812.270.

Duke informuar se deri tani janë kryer mbi 6 milionë e 704 mijë teste, zëdhënësja Lari tha se 12 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq”, 288 qyteza si zona “portokalli” dhe 148 qyteza si zona të “verdha”.



. .

Ngjarja paraprake

Pas suksesit me tetë bibliotekat e para, Tiranës do i shtohen edhe 6 biblioteka të reja

Ngjarja e ardhëshme

Nesër eklipsi i plotë diellor, Toka do të errësohet për disa minuta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian