Iran, 102 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Në Iran, 102 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 5.960 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.243.434, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 55.540.

Lari theksoi se 4.953 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 1.013.018.

Deri më tani, vendi ka kryer 7.777.488 teste.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.



. .

Ngjarja paraprake

Arrestohet 26 vjeçari nga Shkupi, posedonte substancë narkotike

Ngjarja e ardhëshme

Regjistrohen 537 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian