Iraku lëshon urdhër për arrestimin e Trumpit

Gjyqësori irakian ka marrë vendim për arrestimin e presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me vrasjen e komandantit iranian Qassem Soleimani dhe zv.kryetarit të Hashd al-Shaabi, Abu-Mahdi al-Muhandis, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga gjykata hetimore Rusafa e cila ndodhet në kryeqytetin irakian Bagdad të Irakut thuhet se “Gjyqtari që ndjek atentatin e al-Muhandis dhe shokëve të tij, sipas nenit 406 të kodit penal të Irakut, ka marrë vendimin për lëshimin e urdhër arrestit ndaj presidentit amerikan Donald Trump”.

Ish-komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revulucionare të Iranit, Qasem Soleimani dhe zëvendëskryetari i forcave Hashd al-Shaabi Abu Mahdi al-Muhendis u vranë në afërsi të aeroportit të Bagdadit si pasojë e një sulmi ajror të ndërmarrë nga SHBA më 3 janar 2020.

Pas atentatit në fjalë qeveria e Irakut filloi një hetim lidhur me ngjarjen.



. .

Ngjarja paraprake

Hasani: Masat anti-Kovid, ndihmuan në uljen e infektimeve (Video)

Ngjarja e ardhëshme

Këtë kombinim të thjeshtë me vetëm dy produkte mund ta përdorni për të zmbrapsur një sërë sëmundjesh në organizëm, nga problemet me veshkat deri tek tretja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian