Irak, fillon zbatimi i planit për vendosjen e forcave të sigurisë në Sinjar

Qeveria e Irakut njoftoi fillimin e zbatimit të planit për vendosjen e forcave zyrtare të sigurisë në qendër të rajonit Sinjar të Mosulit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Komanda e Operacioneve të Përbashkëta të Irakut thuhet se “Nga Forcat Perëndimore Nineveh të Komandës tonë ka filluar zbatimi i planit për vendosjen e forcave të sigurisë në qendër të Sinjarit”.

Falë planit do të sigurohet vendosja e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe rikthimi në shtëpi për të zhvendosurit thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se “Forcat e Sigurisë do të vazhdojnë punimet e tyre për të siguruar stabilitetin në rajonin Sinjar dhe zonat administrative përreth tij”.

Mes Bagdadit dhe Erbilit në muajin tetor u nënshkrua marrëveshja e Sinjarit e cila parashikon nxjerrjen e organizatës terroriste PKK nga rajoni. Sipas marrëveshjes të gjithë elementët e paligjshëm në zonë duhet të largohen nga rajoni.



. .

Ngjarja paraprake

Hapet qarkullimi në Bulevardin “Zogu I”, vijon puna për detajet e fundit, Veliaj: “Premtim i mbajtur, investimi i duhur që i rrit vlerën pronës”

Ngjarja e ardhëshme

Pse na pëlqejnë djemtë e “këqij”?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian