Inzaghi: Kemi grumbulluar më pak pikë se sa kemi merituar

Në një intervistë për “Inter TV”, Inzaghi ka prezantuar ndeshjen e radhës që do të luhet ndaj Fiorentinës.

“Kemi grumbulluar më pak pikë se sa kemi merituar.

Luftojmë shumë, djemtë kanë dëshirën e madhe për të fituar. Duhet të rikthehemi me inteligjencë dhe qartësi”, është shprehur Inzaghi.

Fiorentina po bën shumë mirë. Çfarë ndeshje do të jetë?

“Ne do të përballemi ndaj një ekipi të shëndetshëm, i cili po bën një kampionat të shkëlqyer, me një trajner që jep ide të shkëlqyera dhe një gjurmë të saktë për ekipin e tij. Do të jetë një ndeshje e fortë por ne do të jemi gati”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ferizaj kërkon përkrahjen e tifozëve 

Story i radhës

Si reagon një femër që nuk e do më mashkullin që ka pranë? Këto janë disa ndryshime që vihen re

Të fundit nga