Intriga dhe tradhti mes konkurrentëve të “Përputhen”, Fationi dhe Shqipe flasin me fakte pse Andi po mashtron Tean për fejesë

Ai tregoi se marrëdhënia me Tean është në rrugën e duhur dhe foli shumë i emocionuar për të. I pyetur për situatën më të sikletshme që i ka ndodhur me Tean, Andi tha se e pret poshtë shtëpisë së saj, por më pas gjatë rrugës me makinë qëndrojnë të kapur për dore.

Por, pas kësaj deklarate dhe përkëdheljeve që ai i bën Teas publikisht duke iu drejtuar me fjalët “nusja ime”, ish-konkurrentja e përjashtuar nga ky program, Shqipe Hysenaj, ka hedhur dritë mbi një prapaskenë të çiftit, duke “tradhtuar” Andin.

Në një seri postimesh në “Instagram”, Shqipja ka publikuar mesazhet zanore, marrë shkas edhe nga deklarata e së ëmës së Andit, e cila shprehej se ky i fundit nuk kishte pasur ndjenja për Shqipen, por vetëm për Tean.

Image

“Po ti, pse nuk ia tregon historinë tamam se si ishte? Unë me të vërtetë dola mbrapa Teas, por unë dola për diçka, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Unë dola për të përfituar ti një gjë. Për këtë arsye dola dhe pastaj sa mbarova me Tean, erdha direkt te ty. Sa i thashë dy llafe, sa e bëra të reagojë ndaj gjërave që tha, që dilte komplet situata në përfitimin tënd. Unë për këtë u përpoqa edhe erdha direkt te ty”, shprehet Andi në audio.

“Ty edhe të argumentova çdo gjë tani. Pse nuk ia shpjegon? Derisa janë familjarët e tu, tregoji gjërat tamam siç janë, nuk ke pse e kalon situatën duke qeshur. Se, tek e fundit, burri yt është ai që po përgojojnë, kështu që përpiqu ta rregullosh situatën!”, përfundon mesazhi zanor i konkurrentit.

Image

Me sa duket, Shqipja e bëri sërish… shkaktoi “trazira” mes konkurrentëve të “Për’puthen”. Pak kohë më parë, ajo publikoi një foto, ku sipas saj në të ështe Andi dhe Tea, ku kjo e fundit po e puth.

Në foton e publikuar në “InstaStory”, Shqipja shkruante: “Tea Trifoni dhe Andi në klasë të parë kishin mbledhur lekët për kafe. Foto bombastike që është direkt për skualifikim. Sepse janë shtirur që nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit, janë tallur me një publik të tërë, me konkurrentët brenda, me produksionin…. he moj Olsa Muhameti ku je? Të shpëtoi ky detaj i vogël? Skualifikoji apo po fle gjumë dhe zgjohesh vetëm nga klikimet! Tani do e tregosh veten sa e drejtë jem se unë të njoh, por për publikun që s’të njeh… me mua e tregove drejtësinë”.

Më vonë u mësua se fotoja është e publikuar nga Andi dhe se është publikuar në prill të 2016. Sipas përshkrimit të fotos, ajo është realizuar në Gjermani. Por, a është Tea vetë në foto? Konkurrentët nuk janë lejuar të japin deklarata për mediat, sa janë pjesë e “Përputhen”, ndaj edhe ne nuk kishim si ta konfirmonim nga protagonistët.

Image

Ndërkohë, duket se situata është bërë pak lëmsh, pasi një tjetër i larguar tashmë nga “Pëputhen”, Fation Kuqari, deklaroi se, sipas tij, Andi Shehi është në një marrdhënie me Melisa Lleshin. 26-vjeçari pretendon se dyshja ka kryer marrëdhënie seksuale bashkë e madje ka lënë të nënkuptohet se ka edhe foto të tyre në shtrat.

Ndërkohë, Andi dhe Tea Trifoni para pak ditësh deklaruan se janë vetëm për njëri-tjetrin dhe se mund të dalin të përputhur. Mirëpo, këto thashetheme duket se nuk e ndikojnë fare konkurrenten. Gjatë “Përputhen Prime”, Tea tha se beson tek Andi dhe ata të dy po konsolidohen si çift.

“Andi është një person që për momentin ka shumë vëmendje dhe po konsolidohet deri diku me mua në sytë e publikut. Njerëzve u duket shumë interesante që të na përçajnë ose të marrin vëmendje nga ne të dy. Gjithashtu, unë ia kam nxjerrë çik namin Andit si qejfli!”, tha Tea.

Ndërkohë, Andi u rikthye në “PërPuthen” dhe tregoi gjithçka rreth marrëdhënies me Melisën. Por, a ndihet Tea e kërcënuar nga Melisa?

“Melisën e kam ndjerë si kërcënim aq sa kam ndjerë Anën deri diku”, u përgjigj Tea, duke lënë të kuptohet qartazi se thashethemet që po qarkullojnë, nuk e trembin aspak. Le të shohim nëse Tea do të fejohet vërtet me Andin apo jo!

Ngjarja paraprake

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti sot

Ngjarja e ardhëshme

5,679 raste aktive me coronavirus, IKSHK: Numri i lartë i të infektuarve pasojë e neglizhimit të masave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian