Intervista e parë e Alexei Navaly që kur është liruar nga spitali, tregon sesi ende i dridhen duar nga efektet e helmimit me noviçok

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ka treguar se si ende i dridhen duart derisa po vazhdon të rikuperohet nga helmimi me noviçok gjatë gushtit.

Navalny këto komente i bërë gjatë paraqitjes së parë televizive që kur është liruar nga spitali i Berlinit, e regjistruar vetëm gjashtë ditës pasi kishte dalë nga spitali.

“Duart më dridhen. Po të kisha pirë ujë nga shishja sigurisht se do të ishin stabile tani. Po bëhem më mirë, jam duke punuar intensivisht me psiko-terapist. Ka qenë një periudhë e pakëndshme kur tentoja të ngritesha nga shtrati, më duhej të ulesha në karrige sa herë që pastrohesha”, ka shtuar Navalny.

Ai ka ritheksuar se beson fuqishëm që Shërbimet Inteligjente ruse e kanë helmuar me agjentin nervor noviçok, duke theksuar se autoritetet ruse e kanë parë ata si kërcënim në zgjedhjet parlamentare që planifikohen të mbahen vitin e ardhshëm.

Ngjarja paraprake

Përfundoi pastrimi i rezervuarit në fshatin Rashçe

Ngjarja e ardhëshme

Pas aksionit në disa ‘mobil shop’ të Prishtinës, ATK-ja dhe Dogana sekuestrojnë mall pa dokumentacion

të fundit nga